Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me femrat që merren teknologji informative, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në teknologji informative”, që u mbajt në Universitetin Amerikan të Kosovës.
Gjatë bashkëbisedimit me vajzat e angazhuara në këtë sektor, kryeparlamentari Veseli është njohur me angazhimet e tyre dhe sfidat me të cilat ato përballen gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme. Kryetari
Veseli e ka cilësuar sektorin e teknologjisë së informacionit një nga mundësitë më të mira që ka vendi ynë për të ecur shpejt në zhvillimin ekonomik.
Veseli tha se buxheti institucional për mbështetjen e sektorit të teknologjisë informative duhet të dhjetëfishohen.
“Të rinjtë tanë janë shumë të pasionuar me teknologjitë e informacionit, por vetëm pasioni nuk mjafton. Interesi i drejtpërdrejtë nacional është që potencialin dhe pasionin e të rinjve tanë për IT ta shndërrojmë në industri të IT-së, e cila pastaj, jo vetëm krijon vende pune për të rinjtë tanë, por njëkohësisht u mundëson atyre të krijojnë vende pune edhe për të tjerët”, tha kryeparlamentari Veseli.
Ai shtoi se që të ndodhë kjo, janë të domosdoshme investimet e mëdha në këtë drejtim.
Veseli tha se aktualisht ekziston një hendek serioz në mes shkathtësive të IT-së që ofrojnë sot institucionet tona arsimore e qendrat e trajnimit profesional dhe kërkesave që kanë kompanitë e IT-së.
“Ne duhet ta mbyllim shpejt këtë hendek, duke marrë vendime të mëdha strategjike, përmes të cilave orientohen fondet në qendrat e specializuara universitare dhe trajnimit profesional për inovacion dhe IT”, theksoi Veseli.
Duke qenë një shtet që promovon barazinë gjinore, Veseli tha se është e nevojshme që të stimulohet avancimi i femrave në përvetësimin e shkathtësive në sektorin e teknologjisë së informacionit.
“Kjo nuk mjafton të bëhet njëherë në vit duke shënuar një ditë simbolike, por çdoherë dhe çdo kund ku hartohen politika dhe merren vendime që prekin këtë fushë. Ashtu si kemi arritur me të mrekullueshmen Majlinda Kelmendi të bëhemi kampion bote në sportin e xhudos, ne mund të kemi shumë Majlinda Kelmendi në fushën e IT-së”, tha kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij “nuk është në shitje”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/web1_20231117161148-6557e056c990e2c1b61f537bjpeg-e1739269892367-380x233.jpg)
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij “nuk është në shitje”
![Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-108-380x233.jpg)
Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet
![Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-1-e1739268964255-380x233.jpg)
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense
![Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-5.jpg)
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman
![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe
Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re
![Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/web1_20231117161148-6557e056c990e2c1b61f537bjpeg-e1739269892367-780x439.jpg)
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"
![Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-1-e1739268964255-780x439.jpg)
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense
![Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-15-780x439.png)
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht