Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, pas shpalljes së kandidaturës së tij zyrtare për të marrë udhëheqjen e PDK-së, shkurtimisht i ka përmendur edhe disa prej pikave të programit të tij politik.
Këto pika, Veseli ka thënë se bazohen në mbi dy dekada të përvojës së tij politike dhe të luftës për lirinë, pavarësinë e atdheut dhe në integrimin në strukturat Euro-Atlantike.
“Së pari do të vazhdoj me ngritjen e Partisë Demokratike të Kosovës si partia më e madhe në vend.
Unë synoj jo vetëm t’i ruaj sukseset e deritashme të PDK-së, por edhe t’i shtoj ato. Ne kemi fituar 6 palë zgjedhje lokale dhe nacionale dhe do të luftoj që ky rend i sukseseve të njëpasnjëshme të mos ndërpritet, por vetëm të pasurohet me fitore të reja në zgjedhjet lokale 2017 dhe ato nacionale më 2018.
Unë do të vazhdoj politikën e partneritet ndërkombëtare, veçanërisht më vendet që ishin gjithmonë pranë Kosovës. Këtë u kam bërë me dije edhe partnerëve të Kosovës gjatë vizitave të mia të fundit në Uashington, Berlin dhe Bruksel.
Këtë partneritet do ta kultivojë edhe në nivel të partisë. Për këtë e kam synim që në vitet e ardhshme ta mundësojë anëtarësimin e PDK-së në familjen e madhe të partive djathta të Evropës”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se Kosova sapo ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe po ecim me hapa të sigurt drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Nuk do të vonojë dita që Kosova të anëtarësohet në këto struktura Euro-Atlantike dhe PDK do të jap maksimumin e burimeve dhe energjive që të ndërmerren sa më shpejtë reformat e nevojshme dhe të përmbushen kriteret dhe standardet përkatëse. Kjo do të thotë që kriteret e Kopenhagës, konsolidimi i demokracisë, ndërtimi i një ekonomie funksionale të lirë të tregut, garantimi i sundimit të ligjit dhe sigurimi i standardeve më të larta të të drejtave të njeriut dhe pakicave do të jenë objektivat kryesore të punës së partisë sonë”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa rrugë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova