LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Shaljanët i besojnë  “Fillimit të Ri”

Veseli: Shaljanët i besojnë  “Fillimit të Ri”

Qindra qytetarë të Shalës i kanë dhënë mbështetje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe “Fillimit të Ri”, në një tubim të organizuar në Bajgorë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Gjithashtu të pranishëm në tubim ishin edhe minatorët e “Trepçës”, të cilët e falënderuan kryetarin Veseli për Ligjin për “Trepçën”.

Kryetari Veseli, tha se me “Fillimin e Ri”, do të filloj një epokë e re edhe për rajonin e Shalës. “Nuk janë vetëm resurset nëntokësorë që e bëjnë të pasur Shalën. Pasuria më e madhe janë njerëzit punëtorë e të ndershëm, të cilët janë pjesë dhe bartës të “Fillimit të Ri”, për një Kosovë të re dhe të zhvilluar”.


Duke folur për minatorët, ai çmoi kontributin e tyre në të gjitha kohërat e vështira për vendin. “Ju i jepni kuptim të vërtetë “Fillimit të Ri”, meqë është gjaku dhe djersa juaj që ka hapur shtigje përpara për këtë vend. Ju jeni lavdia e së kaluarës dhe do të jeni edhe lavdia e të ardhmes”, tha ai.

Gjatë aktiviteteve në Mitrovicë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, kryetari Veseli, ka shtruar darkë të enjten për mësimdhënësit, mjekët, sportistët dhe artistët. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Degës së PDK-së, Avni Kastrati dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë: Jehona Shyti, Drita Kadriu, Rrustem Musa e Abdyl Salihu.

Veseli u zotua para tyre për të përmirësuar kushtet e punës  dhe mirëqeninen për të gjitha këto kategori. “Me “Fillimin e Ri”, do të vazhdojnë projektet e mëdha në Mitrovicë, meqë në tre vitet e fundit këtu ka stanguar gjithçka”.

Ndryshe lideri i PDK-së dhe kandidatët për deputetë në Mitrovicë, kanë pasur tubime të shumta me qytetarë në këtë komunë. Tubime madheshtore janë mbajtur në Zhabar dhe  në lagjen “Ura e Gjakut”, ku qindra qytetarë janë shprehur të entuziazmuar me vizionin  e “Fillimit të Ri”.

Në trend

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori