Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fabrikës së brumërave “Orex” në Ferizaj.
Veseli tha se Ferizaj po përçon mesazhin se si zhvillohet vendi, nëpërmjet hapjes së bizneseve të vogla, të cilat janë duke krijuar vende të reja pune.
Duke konfirmuar përkrahjen ndaj këtyre bizneseve, kreu i Kuvendit tha se prioriteti më i madh i institucioneve të Republikës së Kosovës, sot është zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve.
“Si institucioneve, qoftë nga niveli qendror, qoftë nga ai lokal, do të punojmë bashkërisht që të lehtësojmë sa më shumë punën e këtyre njerëzve, të cilët po përpiqen, me shumë peripeci, të hapin vende të lira pune dhe të rrisin prodhimin vendor”, theksoi Veseli.
Duke falënderuar pronarët e fabrikës për lajmin e mirë që numri i punëtorëve të saj do të rritet vit pas viti, kryetari Veseli inkurajoi ata që të vazhdojnë më punë dhe biznesin e tyre. Veseli konfirmoi se do të punohet që kamatat e kredive të ulen, duke u mundësuar investitorëve vendorë dhe atyre jashtë vendit, që të vijnë dhe investojnë në Kosovës, ndërsa bizneseve aktuale, t’i zhvillojnë edhe më tej ato.
Pronari i fabrikës, Elmaz Çoçaj, nga ana e tij, bëri të ditur se aktualisht kjo fabrikë ka 30 punëtorë, ndërsa pretendon që brenda tri viteve ky numër të arrijë në 200. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri