LAJMI I FUNDIT:

Veseli: PDK nuk duhet fajësuar për gjendjen e krijuar në Telekom

Veseli: PDK nuk duhet fajësuar për gjendjen e krijuar në Telekom

Kryetari i Kuvendit të Kosovës si dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se PDK nuk duhet fajësuar për gjendjen e krijuar në Telekomin e Kosovës.

Veseli në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për Telekomin, tha se duhet të gjendet një zgjidhje dhe të shpëtohet kjo ndërmarrje, transmeton Telegrafi.

“5 mijë familje preken drejtpërdrejt me Telekomin e Kosovës, të gjithë punonjësit e Telekomit sot i kanë sytë nga Kuvendi, dhe shpresojnë të gjendet një zgjidhje. Kjo çfarë po shihet në kuvend është vetëm sa për të komplikuar më shumë situatën”, tha ia.


“Besoj që së bashku me institucionet e Kosovës, menaxhmentin  dhe bordin e Telekomit do të zgjidhet kjo çështje. Nuk bën më kështu se çka do që të ndodhë të fajësojmë PDK-në”, deklaroi Kadri Veseli, transmeton Telegrafi.

Tutje Veseli tha se po ta kishte Vetëvendosje pushtetin që ka PDK askush se di se çfarë do të ishte bërë.

Lidhur me punësimet familjare që kanë ndodhur në Telekom, Veseli pohoi se me këto do të merret prokuroria.

Sipas tij, kush do që ka kryer vepër penale do të marrë përgjegjësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori