LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Para 21 vitesh u rreshtuam drejt me UÇK-në, të punojmë për vizionin e ri të Kosovës

Veseli: Para 21 vitesh u rreshtuam drejt me UÇK-në, të punojmë për vizionin e ri të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka zgjedhur të organizoj një aktivitet ndryshe për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka takuar fëmijët e dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve dhe të veteranëve të UÇK-së, me të cilët ka bashkëbiseduar për rëndësinë e lirisë dhe çlirimit të Kosovës.

Veseli ka kërkuar nga kjo gjeneratë e të rinjve të mos ndalen së angazhuari për ta quar Kosovën më tutje, ashtu sic bën prindërti e tyre.


“Është shumë emocionale për mua që këtë ditë të shenjtë të lirisë sonë ta festoj bashkë me ju, bijë e bija të lirisë së Kosovës, të heronjëve, dëshmorëve, martirëve, të të zhdukurve, të të  burgosurve, veteranëve të UÇK-së, bashkëluftëtarëve të mi! Është shumë emocionale që bashke me ju ta festojmë ditën e çlirimit, ditën e UÇK-se, triumfit historik të kombit tonë, në mes të Prishtinës, kryeqendrës sonë, ku shpejt do të ngritet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, përballë asaj të heroit të kombit, Zahir Pajaziti” ka thënë Veseli.

Ai më tej ka porositur të rinjtë të ndihen krenar me veprën e parardhësve të tyre. “ Prindërit e juaj heronj e trima, dhe bashkëluftëtarët e mi – kanë qenë në moshën tuaj kur janë ngritur me parulla në protesta e demonstrata kundër Serbisë; kur janë burgosur për liri; e kur e kanë kapur armën dhe kanë vdekur për Kosovën. Kjo është historia e jonë, historia e Kosovës, të cilën e kanë shkruar prindërit e juaj dhe Ju në liri, do të vazhdoni ta plotësoni çdo ditë të jetës suaj”

Për fund, Veseli ka thënë por liria si e tillë nuk është e mjaftueshme dhe kërkohet angazhim i të gjithëve.

“Duhet të punojmë për një shtet, ku ka liri dhe përgjegjësi; ku ka vizion dhe qëllim; ku ligji të mbron dhe të jep mundesi; ku ka shanse të barabarta për secilin, ku nuk abuzohet me asnjë vlerë, ku nuk vend për krim e korrupsion, ku ka zhvillim ekonomik, ku ju i realizoni me nder qëllimet tuja në shtetin që kanë ëndërruar prindërit tuaj dhe që e ëndërroni edhe ju”.

Veseli ka porositur të rinjtë ta mbajnë gjallë orientimin e drejt perëndimor.

“Dikur ne ditëm të rreshtohemi drejt. Ta vazhdojmë këtë rrugë e ta mbajmë orientimin pro-perëndimor; ta ruajmë miqësinë me Amerikën. Të përkulemi çdo ditë para këtyre flamujve që i kemi përreth. Dhe të betohemi këtu që nuk do të lejojmë asnjë parti e politikan që për interesa të një grusht të pushtetit të na prish ardhmërinë. Siç kemi fituar atëherë – do të fitojmë edhe tash së bashku. Prindërit tuaj e bashkëluftëtarët e mi heronjë e fituan lirinë; neve na takon ta fitojmë dhe ta bëjmë Kosovën ashtu siç i ka hije” ka thënë Veseli.

Në këtë takim, kanë folur edhe fëmijët e dëshmorëve, martirëve e të zhdukurve, Arbnora Hysen Zogjani, Berat Beqir Rexhepi dhe Laberion Remzi Zebica.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori