LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Dragash: Ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane

Veseli në Dragash: Ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane

Kreu i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, ka vizituar Dragashin, ku me banorët e këtij vendi ka biseduar për zhvillimin e zonave rurale.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se banorëve ua ka prezantuar planin për zhvillimin ekonomik, ku sipas tij me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara.

Ai po ashtu ka thënë se do t’i asfaltojnë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.


“Me njerëzit e mirë të Dragashit, në Brrut dhe Pllave, me plot sinqeritet biseduam për zhvillimin e zonave rurale, që e kam prioritet në programin zgjedhor.

Bjeshkët e Sharrit në Dragash kanë bukuri mbresëlënëse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor.

Banorëve ua prezantova planin tim për zhvillimin ekonomik, ku me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara. Dhe, po ashtu, që ata të kenë qasje më të shpejtë në tregjet e shitjes, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.

Shpërndajeni nëse pajtoheni që fshatrat e Dragashit kanë bukuri të rrallë!”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Kalo në kategori