LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kush do që Beogradi të mos përzihet në Kosovë, votojeni “Fillimin e Ri”

Veseli: Kush do që Beogradi të mos përzihet në Kosovë, votojeni “Fillimin e Ri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në fushatën përmbyllëse të koalicionit qeverisës të PDK-AAK-Nisma tha se përkrahja e qytetarëve të Kosovës i jep fuqi platformës së tyre “Fillimi i Ri”.

Ai gjithashtu dha një mesazh për të rinjtë e vendit që të votojnë koalicionin e tyre për një shtet të zhvilluar dhe demokratik.

“Përkrahja juaj i jep fuqi Fillimit të ri. Kam një mesazh për të gjithë qytetarët tanë. Më 11 qershor kush e do Kosovën e pavarur dhe të zhvilluar ekonomikisht, kush do që Kosova të jetë bashkë me partnerët perëndimorë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kush do që Beogradi të mos përzihet në Kosovë, votojeni Fillimin e Ri dhe PDK-në”, tha Veseli.


Veseli po ashtu iu drejtua masës me entuziazëm duke ju thënë që më 11 qershor të dalin të votojnë ngase sipas tij për katër vite të qeverisje do të kenë një qeveri vendimmarrëse dhe e sakrificës për atdheun.

“Dilni të gjithë qytetarë, për arsye se për katër vite do të jetë një qeveri e vendimmarrjes dhe e sakrificës për atdheun. Një qeveri e cila do të udhëheq bashkërisht nga PDK dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Të gjithë bashkërisht më 10 qershor, dilni meditoni dhe kujtoni 10 qershorin e Lidhjes së Prizrenit. E, më 11 qershor dilni e votoni ‘Fillimin e Ri’”, tha ndër të tjera, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Evropa
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Magazina
Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Magazina
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori