Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Klinë ka thënë se vendimi i qytetarëve për të mbështetur kryetarin Sokol Bashota është vendim për ta fuqizuar Klinën, për ta zhvilluar dhe për ta bërë të sigurt ecjen përpara të saj në mandatin e ri katërvjeçar.
“Në tetor, verdikti juaj ishte i qartë, i kthjelltë si uji i Drinit. Klina vazhdon me Sokol Bashotën, vazhdon në rrugën e zhvillimit dhe përparimit, vazhdon modelin e qeverisjes së mirë, transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallime partiake, etnike e fetare. Klina vazhdon historinë e suksesit që mban emrin e Sokol Bashotës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, forcës që ndryshon Kosovën, forcës që zhvillon Kosovën, forcës që garanton shtetin e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së ka thënë se qeverisja 10 vjeçare e Sokol Bashotës në Klinë është shembull sesi udhëhiqet komuna, jo vetëm për Kosovën, por edhe në shkallë rajoni.
“Vetë rezultati i zgjedhjeve të tetorit e dëshmon më së miri këtë fakt. Me punën e tij shembullore, Sokol Bashota ia ka dalë ta transformojë Klinën. Nga një komunë transitore mes Pejës e Prishtinës, e ka bërë një komunë shembull të qetësisë dhe sigurisë publike, në një komunë të bashkëjetesës shembullore ndërfetare dhe ndëretnike”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se Bashota veçohet për forcën e tij të unitetit, të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.
Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk kënaqet me rezultatet e arritura.
“Ne kemi bërë punë të mëdha për vendin, por përpara kemi ende shumë sfida për t’i tejkaluar. Zhvillimi ekonomik është beteja jonë e re. Komuna është vija e parë e frontit në këtë betejë. Ne jemi krenarë që në Klinë kemi një kryetar si Sokol Bashota, që di dhe ka guxim të përballet me sfidat”, ka thënë ai.
I pari i PDK-së ka thënë se është i sigurt se mandati i ri i Sokol Bashotës në krye të Klinës do të jetë mandati që Klinës dhe qytetarëve të saj do t’u sjellë zhvillim ekonomik, vende të reja të punës për të rinjtë, më shumë investime në agrobiznes dhe sektorin privat.
Ai ka thënë se komunat që do të qeverisen nga PDK-ja do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të atyre që punojnë, prodhojnë dhe krijojnë vende pune.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania