Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Bjeshkët e Namuna duke u ngjitur Qafën e Valbonës e Thethit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka bashkangjitur edhe fotografi, ka thënë se është i gëzuar që po sheh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit, për të eksploruar bjeshkët shqiptare.
“Për fundjavë vendosa të shkoj në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit. Bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për mua.
Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur”, ka shkruar Veslei në Facebook.