LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Duhet marrë nismat konstruktive për të parandaluar kolapsin ekonomik për shkak të pandemisë COVID-19

Veseli: Duhet marrë nismat konstruktive për të parandaluar kolapsin ekonomik për shkak të pandemisë COVID-19

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po vazhdon aktivitetet politike brenda dhe jashtë partisë me propozime në përballje të pandemisë COVID-19.

Veseli sot ka zhvilluar diskutime me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve të PDK-së lidhur me propozim pakon emergjente prej 320 milionë eurove që pritet të trajtohet me iniciativë të PDK-së të martën në Kuvendin e Kosovës.

Përmes rrjetit social Facebook tha se është e rrugës të bisedohet për nismat konstruktive për sa i përket masave ekonomike që duhen marrë për të përballuar siç duhet luftën kundër pandemisë si dhe për të parandaluar kolapsin ekonomik.


“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon intensivisht reformën e saj të brendshme pavarësisht situatës emergjente të pandemisë. Gjithmonë të kujdesshëm, duke respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe duke shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informacionit, ne vazhdojmë rregullisht komunikimin brenda strukturave.

Sot bisedova në video-konferencë me kryetarët e degëve si dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, për aktivitetet e ardhshme të partisë si dhe për nismat tona konstruktive për sa i përket masave ekonomike që duhen marrë për të përballuar siç duhet luftën kundër pandemisë si dhe për të parandaluar kolapsin ekonomik. Me këtë rast ju ftoj edhe juve sërish që të mbani distancën sociale e mos të dilni nga shtëpia pa nevojë. Së bashku do t’ia dalim ta tejkalojmë këtë vështirësi”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori