Koalicioni PDK-AAK-Nisma kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi edhe me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kryesues i listës së deputetëve të koalicionit të madh, ka thënë se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka dëshmuar pjekuri dhe gatishmëri për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
“Do të përqendrohemi në respektimin e plotë të Ligjit të Punës dhe të drejtave të punëtorëve, në investime në bujqësi, në pranimin e stazhit për vitet e nëntëdhjeta. Qëndrojmë të bashkuar për një Kosovë perëndimore me demokraci të fuqizuar dhe me një ekonomi të tregut të zhvilluar”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së rikonfirmoi planifikimin për rritjen e pagave prej 30 përqind për të gjithë punonjësit e sektorit publik, përfahirë mësimdhënësit, policët, pjesëtarët e FSK-së, mekët, zjarrëfikësit dhe gjitha kategoritë tjera.
Veseli po ashtu tha se platforma qeverisëse Fillimi inRi do të siguroj fuqizimin edhe të sektorit privat përmes mbështetjes konkrete të ndërmarrjeve dhe fermerëve.
Ndërsa, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është zotuar se do të vazhdojë në frymën e njëjtë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të Qeverisë me BSPK-në, me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorëve në Republikën e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se fryma e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit do t’i çojë përpara të drejtat e punëtorëve.
“Nuk do të jemi larg punëtorëve, do të jemi afër tyre me çdo projekt dhe mbështetje dhe nuk do të mund të shkelen më të drejtat e punëtorëve. Do të rrugëtojmë së bashku në respektim të plotë të ligjit të punës”, tha Haradinaj.
Në emër të sindikalistëve, Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar që t’u sigurohet një hapësirë më e mirë për punën e tyre në përfaqësim të punëtorëve dhe rritje të efikasitetit në mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës, në mënyrë substanciale dhe pa vonesa.
“Për ne është shumë i rëndësishëm zbatimi i plotë i Ligjit të Punës, duke përfshirë të gjitha nenet relevante të këtij ligji. Kurse, kërkesë e jona është edhe nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive dhe fillimi i zbatimit të plotë të saj në nivel nacional, brenda gjashtëmujorit të parë të mandatit të qeverisë së re”, ka thënë Arifi.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar edhe ngritjen e pagës minimale për punëtorët, ngritjen substanciale të pensioneve, investime më të mëdha në bujqësi, si parakusht për punësim më të madh të popullsisë, ngritje substanciale të sigurisë në punë dhe zbatim të masave adekuate për mosrespektimin e normave të sigurisë në punë nga punëdhënësit.
Kreu i sindikalistëve ka kërkuar edhe pranimin e stazhit të punëtorëve të viteve 1990-1999.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës