Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur rreth vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, gjendjen politike në vend dhe shumë çështje tjera.
Veseli në këtë intervistë është shprehur i bindur dhe i vendosur se marrëveshja për Demarkacionin do të miratohet.
“Kjo marrëveshje do të miratohet më 1 shtator. Deputetët duhet ta dinë qartë se miratimi i demarkacionit i hapë rrugë perspektivës së shtetit, ndërsa alternativa tjetër e qon Kosovën në rrugë të paditur”, shprehet Veseli.
Më poshtë intervista e plotë:
Telegrafi: Si e vlerësoni vizitën e zëvendëspresidentit Amerikan, Joe Biden në Kosovë dhe cilat ishin mesazhet që ai la në Prishtinë?
Veseli: Vizita e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë ishte historike. Kjo vizitë konfirmoi marrëdhënien e ngushtë, partneritetin tonë strategjik dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ishte një mundësi nga ana e jonë për të treguar në mënyrë modeste mirënjohjen tonë të madhe ndaj miqve tanë historik. Ne morëm gjithashtu mesazhe të qarta për sa i përket nevojës së Kosovës për të ecur përpara në reformat për konsolidimin e ligjit dhe demokracisë në vend. Ju siguroj se i kemi dëgjuar me shumë vëmendje rekomandimet e miqve tanë dhe do të dëshmojmë përgjegjësi dhe largpamësi duke iniciuar brenda një kohe shumë të shkurtër reforma konkrete dhe intensive në sektorët më të rëndësishëm të shtetit tonë.
Telegrafi: Ju e përcollët zëvendëspresidentin Biden në përfundim të vizitës. A morët ndonjë mesazh konkret për marrëveshjen e demarkacionit e Malin e Zi?
Veseli: Një ndër mesazhet më të qarta dhe më të prera të zëvendëspresidentit Biden lidhet me pritshmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova t’iu përmbahet obligimeve ndërkombëtare, konkretisht ti përmbahet ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit. Zëvendëspresidenti Biden u shpreh edhe njëherë i drejtpërdrejt për marrëveshjen për demarkacionin si një marrëveshje që ka marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe se pritet përgjegjësi shtetërore nga ana jonë që ta votojmë më 1 shtator. Dhe kjo do të ndodhë pasi miratimi i demarkacionit forcon partneritetin tonë me NATO-n dhe Malin e Zi si shtet fqinj, por edhe me vendet perëndimore. Mos të harrojmë se në favor të kësaj marrëveshje është shprehur drejtpërdrejtë pa asnjë dyshim presidenti Barack Obama, sekretari i shtetit John Kerry gjatë vizitës së tij si dhe Departamenti i Shtetit kur i është kërkuar të jap një mendim. Po ashtu është shprehur shumë herë Ambasadori amerikan Greg Delawie. Pra të gjithë miqtë tanë e kanë verifikuar me ekspertë kompetentë e pastaj i kanë dhënë mbështetje kësaj marrëveshje.
Telegrafi: Pas vizitës së Biden, ju si kryetar i Kuvendit keni dalë me qëndrim të prerë për miratimin e marrëveshjes. A ka ndikuar z. Biden tek ju?
Veseli: Pavarësia e Kosovës është arritur falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së pakursyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht se ne i dëgjojmë rekomandimet e miqve tanë, pasi falë tyre ne vazhdojmë të konsolidojmë shtetësinë dhe të njihemi nga bota demokratike. Shënjimi i kufirit me Malin e Zi është një arritje me rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës, pasi konsolidon integritetin territorial duke u bërë një vend që ka tre nga katër kufijtë e saj të pranuar në mënyrë konsesuale. Nëpërmjet marrëveshjes së demarkimit Kosova konfirmon në sytë e aleatëve se është shtet dinjitoz, i aftë për të hyrë në marrëdhënie miqësore me shtete të tjera dhe që di tu përmbahet obligimeve dhe zotimeve të dhëna para aleatëve. Marrëveshja e demarkacionit është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Prandaj unë bëj thirrje tek të gjithë qytetarët në përgjithësi, dhe deputetët në veçanti, që të mos bien pre e dezinformimit apo manipulimit, por të kenë besim tek Institucionet e Kosovës dhe tek shtetet mike të cilat thonë se marrëveshja e demarkimit përcakton kufij të saktë.
Telegrafi: Tani që kanë mbetur edhe 1 javë para seancës ku pritet të hidhet në votim marrëveshja për Demarkacionin, a i keni votat e mjaftueshme për ta miratuar, pasi disa deputetë të koalicionit tashmë kanë dalë publikisht kundër marrëveshje?
Veseli: Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend, i ka dhënë mbështetje të plotë marrëveshjes për demarkacionin dhe deputetët tanë do të votojnë pro marrëveshjes, pasi jemi të bindur se është në të mirë të shtetit të Kosovës. Edhe partnerët e koalicionit qeverisës tashmë kanë konfirmuar se deputetët e koalicionit e mbështesin këtë marrëveshje. Kështu që kjo marrëveshje do të miratohet më 1 shtator. Deputetët duhet ta dinë qartë se miratimi i demarkacionit i hapë rrugë perspektivës së shtetit, ndërsa alternativa tjetër e qon Kosovën në rrugë të paditur. Mesazhet janë të qarta, Kosova ka mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara, nga presidenti Obama, zëvendëspresidenti Biden dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Tani të gjithë ne duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe ta miratojmë demarkacionin.
Telegrafi: Por në anën tjetër kemi opozitën dhe disa qytetarë të Rugovës që pretendojnë se me këtë marrëveshje ne po humbim territor. Këtë e thonë edhe ekspertë të ndryshëm?
Veseli: Kjo marrëveshje nuk ka për qëllim të vendos në vend padrejtësitë historike të popullit shqiptar por thjeshtë të shënjojë kufijtë e përcaktuar më parë ligjërisht. Prandaj ju lutem që mos të keqpërdoren ndjenjat e popullit me plagët tona historike, të heqim dorë nga folklorizmat dhe të sillemi në mënyrë shtetërore duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e përcaktuara nga Kushtetuta jonë e që janë ato të vitit 1974, me të cilët edhe ka ndërhyrë NATO, është çliruar Kosova, është bërë Pakoja e Ahtisaarit dhe mbi këto dokumente është shpallur pavarësia më 2008.
Telegrafi: Si e vlerësoni gjendjen e politike në vend, pasi gjuha e ashpërsuar ka sjell edhe disa sulme të armatosura mbi Kuvendin e Kosovës dhe institucione tjera publike?
Veseli: Ne nuk duhet të lejojmë kurrësesi që të mbizotërojë gjuha e dhunës por vetëm gjuha e arsyes dhe e dialogut. Politika jonë duhet të karakterizohet nga debati përmbajtësor e duhet të distancohet nga sulmet fizike, gazi lotësjellës, molotovi apo sulme tjera. Ne kemi bërë shumë përpjekje që të largohemi nga politika e dhunës, shantazhit dhe kanosjes së kohës së okupimit dhe kurrësesi nuk do të lejojmë që ato metoda politike të kthehen. Duhet bërë e qartë njëherë e mirë që ne jemi një demokraci ku verdiktin e ka sovrani dhe pushteti mund të merret vetëm nëpërmjet votave të lira e të ndershme. Vullnetin e populllit të shprehur nëpërmjet votës nuk do mund ta ndryshojë askush nëpërmjet tavolinave të fshehta e as nëpërmjet dhunës. Pra atyre përfaqësues së opozitës që mendojnë se mund të vijnë në pushtet nëpërmjet dhunës iu them ta harrojnë! E kam thënë dhe do e përsëris, ne nuk kemi fituar luftën që të humbim paqen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri