LAJMI I FUNDIT:

Veseli-Apostolovës: Do t`i kryejmë të gjitha obligimet për rrugëtimin drejt BE-së

Veseli-Apostolovës: Do t`i kryejmë të gjitha obligimet për rrugëtimin drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e uroi për detyrën e re, duke i ofruar, njëkohësit, bashkëpunimin e plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova në rrugëtimin e saj të integrimit, të formalizuara edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Veseli shfaqi besimin e tij se shumë shpejt do të finalizohet edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


Kreu i legjislativit tha se Kosova ka vetëm një të ardhme dhe ajo është e ardhmja evropiane e saj.

Kosova, shtoi Veseli, i takon Evropës dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai shfaqi zotimin se Kosova do të punojë maksimalisht në rrugëtimin saj të integrimit evropian.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat të cilat i kemi. Do t’i kryejmë të gjitha obligimet të cilat i takojnë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Prioritet yni është forcimi i ekonomisë dhe shtetit ligjor, si dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Do të vazhdojmë procesin e dialogut të brendshëm dhe njëkohësisht me të gjithë fqinjët, për arsye se është në interesin e shtetit tonë dhe partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE-së”, theksoi kryetari Veseli.

Apostolova, nga ana e saj, falënderoi për mundësinë që të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, duke e siguruar atë për përkrahjen e Zyrës që ajo drejton, në detyrën e tij në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se në kulturën dhe sistemin e BE-së, Parlamenti luan një rol shumë të rëndësishëm. Në këtë drejtim, ajo përmendi faktin që pas nënshkrimit të MSA-së, ishte Parlamenti Evropian institucioni i parë që zhvilloi takim me Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se do të punohet bashkërisht në implementimin e MSA-së.

“Jemi këtu që t’u përkrahim me programe të ndryshme. Jemi investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh i Kosovës, dhe jemi mbështetësit tuaj politikë. Do të punojmë gjithashtu, në liberalizimin e vizave. Pres me padurim një vizitë të mundshme të kryetarit të Kuvendit në Bruksel, për të diskutuar më tej këtë çështje”, theksoi Apostolova.

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori