Site icon Telegrafi

Versioni ‘seksi’ i Mariza Ikonomit, thotë “E vetmja jam” (Video)

Mariza Ikonomi është padyshim një ndër vokalet e fuqishme shqiptare. Ajo është prezantuar me dhjetëra herë në festivale dhe gjithmonë performancat e saj live kanë qenë të realizuara me sukses.

Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re, “E vetmja jam”, me të cilën ka vendosur ta sprovojë veten sërish në festivalin “Kënga Magjike”.

Kësaj here, Mariza vjen më ritmike me këngën e saj ‘ngacmuese’, të përcjellë nga fishekzjarrët gjatë interpretimit dhe me një dukje mjaft seksi.

Lexo po ashtu Mariza Ikonomi 'korrupton' Eranda Libohovën për pikët e "Këngës Magjike" (Foto)

Fustani i saj i shkurtër, kombinuar me një palë çizme të zeza, ishin të duhurat për të nxjerrë mjaft mirë në pah elegancën e saj si femër dhe mbase një version pak më seksi, ndryshe siç jemi mësuar ta shohim herëve të tjera.

Kjo është hera e gjashtë për këngëtaren Ikonomi që paraqitet në “Këngën Magjike”, gjersa vitin e kaluar erdhi me këngën “Pikë Loti”, bashkëpunim me artisten e re Klean, ku arritën deri në finale duke rrëmbyer Çmimin e Televizionit Klan. /Telegrafi/

Exit mobile version