Site icon Telegrafi

Vërshime në Prishtinë, rruga “Ali Pashë Tepelena” shndërrohet në liqe

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë tërë natës në kryeqytet, kanë shkaktuar vështirësi në disa lagje.

Në lagjen Aktash të Prishtinës, si pasojë e reshjeve disa rrugë janë bërë të pakalueshme.

Sasia e madhe e ujit, ka vërshuar rrugën “Ali Pashë Tepelena” në këtë pjesë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë shndërrohet në “liqe” sa herë që bie shi.

Ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë tërë javës do të kemi reshje shiu në vendin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version