Site icon Telegrafi

Veretout largimi i parë nga Roma, katër skuadra janë vënë pas francezit

Jordan Veretout do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Në fakt finalja e Tiranës përballë Feyenoord, do të jetë ndeshja e fundit për francezin me fanellën e Giallorosëve.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk e ka më në planet e tij francezin dhe i ka bërë të qartë se duhet të gjej një ekip të ri.

Megjithatë 29-vjeçari nuk është keq sa i përket ofertave, pasi ka katër opsione shumë interesante për ta vazhduar karrierën.

Milan dhe Napoli e duan në Itali, derisa Newcastle United ka shfaqur interesim në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Tre mesfushorët e Serie A që mund t’i bashkohen Tottenhamit

Gjithsesi opsioni më real duket rikthimi në Francë me Olympique Marseille që mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me francezin autor të katër golave e 10 asistimeve këtë edicion.

Roma është duke synuar të fitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e Veretout. /Telegrafi/

Exit mobile version