Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rënë dakord të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje dhënë bombarduesit të Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

Tre njerëz u vranë dhe më shumë se 260 u plagosën kur dy bomba të vendosura nga Tsarnaev gjersa vëllai i tij shpërthyen në vijën e finishit në vitin 2013.


Tsarnaev u dënua me vdekje, por dënimi u përmbys në korrik nga një gjykatë federale e apelit.

ap1304190810 1 794404f155109fa4a17209ee66531d855e135156 s800 c85

Departamenti i Drejtësisë nën presidencën, Donald Trump apeloi kundër vendimit, raporton bbc.

Tsarnaev dhe vëllai i tij i madh Tamerlan, të dy shtetas Kirgize-Amerikanë me prejardhje Çeçene, vendosën bomba afër vijës së finishit të Maratonës së Bostonit në 15 Prill 2013.

Tamerlan u vra në një shkëmbim zjarri me policinë tre ditë më vonë. Dzhokhar Tsarnaev u arratis dhe u kap një ditë më vonë, pasi u gjet i fshehur në një varkë në oborrin e pasmë të një shtëpie në Watertown, një periferi të Bostonit. /Telegrafi/