Vendoset gurthemeli i qendrës së sporteve dhe panaireve në Ferizaj, për të cilin janë ndarë 1.2 milion euro
Në Greme të Ferizajt sot (e martë) është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së sporteve dhe panaireve, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro.
Për të shënuar fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se fshati Greme e ka merituar këtë investim, pasi janë taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Ai është shprehur se ideja për projektin është iniciuar nga deputetët ferizajas në Parlamentin e Kosovës.
“Mexhide Topalli ka qenë iniciues, bashkë me Elmi Reçicën. Këta kanë qenë këmbëngulës që të realizohet kjo. Prandaj kjo ka qenë arsyeja pse kemi marrë vendim të investojmë. Ka nevojë Kosova për investime, ka nevojë Kosova për zhvillim ekonomik” , ka thënë Veseli.
Ndërsa, ministri Gashi tha se ky është 100 për qind investim i ministrisë që ai drejton, ndërkohë që premtoi edhe investime tjera në Greme, transmeton KosovaPress.
“Ky projekt do të ketë një kosto prej 1,2 milion euro dhe bashkë me kryetarin e Komunës sipas planifikimeve dinamike projekti do te përfundojë në vitin 2019.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke folur për mbështetjen që Qeveria e Kosovës po i jep projekteve komunale, tha këto katër vjet të qeverisjes së tij do të jenë vite të transformimit thelbësor të qytetit.
“Tashmë ferizajas është kryeqendër e zhvillimit ekonomik, ndërsa Gremja është kryevendbanimi i zhvillimit ekonomik. Por kjo nuk flet vetëm për zhvillimin ekonomik dhe për qasjen që ka Kuvendi i Kosovës, që ka Qeveria, por, mbi të gjitha flet për atë se vërtetë dëshiron një të ardhme të sigurt për rininë tonë. Jo rastësisht qeverisja ime ka filluar me vendimin për të themeluar dhe ndërtuar qendra e inovacionit”, ka thënë Aliu.
Projekti do të ketë një kosto prej 1.2 milion euro, ndërsa ai pritet të përfundojë në vitin 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos