Telegrafi

Vendoset gurthemeli i Linda 22, një projekt ambicioz nga Al Trade Center në Fushë Kosovë

Sot është vënë gurthemeli i objektit më të ri, Linda 22, nga Al Trade Center. Ky projekt ambicioz është pjesë e kompleksit më të madh, Linda, i cili po realizohet në Fushë Kosovë.

Ky kompleks ndodhet në një nga zonat më strategjike të Fushë Kosovës, afër rrugës kryesore Fushë Kosovë-Prishtinë, e cila është një pjesë e rëndësishme për qarkullimin e automjeteve dhe lidhjen e kësaj zone me kryeqytetin.

Lokacioni ideal e bën këtë kompleks një pikë tërheqëse për banorët dhe investitorët, duke e pozicionuar atë si një nga komplekset më të mëdha dhe më të zhvilluara që po ndërtohen në këtë rajon.

Përveç këtij objekti, plani i kompleksit Linda parashikon ndërtimin e objekteve të tjera që do të kontribuojnë në zhvillimin social dhe ekonomik të zonës.

Këtu përfshihen një shkollë fillore, e cila do të ofrojë arsim cilësor për fëmijët e komunitetit, një çerdhe për fëmijët më të vegjël, një supermarket që do të sigurojë nevojat e përditshme të banorëve, si dhe një barnatore për të garantuar aksesin e lehtë në ilaçet dhe shërbimet shëndetësore.