Në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtarë dhe është vendosur flamuri i Kosovës “Te Rrethi” në hyrje të Prishtinës.
Forca të mëdha policore kanë lokalizuar vendin tek rrethi në hyrje të Prishtinës ku është i vendosur flamuri kombëtar, në përpjekje për të ndalur qytetarët që kundërshtojnë heqjen e flamurit, , raporton KP.
Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër.
Flamuri është vendosur nga zjarrfikësit pas një pritje të gjatë, pasi ishte vjedhur flamuri që ishte dërguar më parë dhe është dashur të pritet deri sa të sjellët një flamur tjetër.
Qytetarët e pranishëm bërtisnin “marre – marre”.
Para se të vendosej flamuri i shtetit të Kosovës, i cili do të duhej ta zëvendësonte flamurin kombëtar shqiptar te “Rrethi i Flamurit” , ai ishte vjedhur nga vetura në të cilën gjendej.
Agron Borovci zëdhënës i Policisë ka thënë se personat përgjegjës e kanë njoftuar Policinë se dikush ua ka marrë flamurin.
Sipas Borovcit ende nuk është hapur rast në Polici. /Telegrafi/