LAJMI I FUNDIT:

Vendos vetëm një gol i Bintsoukas, Partizani në finalen e madhe

Vendos vetëm një gol i Bintsoukas, Partizani në finalen e madhe

Partizani ka siguruar finalen pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four” të Superiores Shqiptare.

Kryeqytetasit kishin kontrollin gjatë gjithë sfidës, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 48’, Arinaldo Rrapaj bën një super kalim dhe i dhuron asistim Archange Bintsoukas,
me këtë të fundit që e finalizoi topin në fundin e rrjetës për 1-0.


Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat në minutat në vijim rezultati nuk ndryshoi.

Pas këtij triumfi, Partizani bëhet finalisti i parë i “Final Four”, ndërsa do të luftojë për titullin kampion në ndeshjen e fundit, që do të luhet më 26 maj.

Finalisti i dytë do të vendoset mes Egnatias dhe Vllaznisë më 19 maj.

Ndërsa më 24 maj luhet ndeshja e vendit të tretë dhe të katërt mes Skënderbeut dhe skuadrës humbëse mes Egnatia-Vllaznia. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori