LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Me Vjosa Osmanin na bashkon LDK-ja

Veliu: Me Vjosa Osmanin na bashkon LDK-ja

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka mohuar se mungesa e tij në mbledhjen kryesisë së kësaj partie të shtunën ka pasur të bëjë me Vjosa Osmanin.

Veliu ka thënë para gazetarëve se ka të drejtë të mungojë ndonjëherë.

“Është e drejtë e imja të mungoj ndonjëherë… jo veç me mungu një herë… nuk besoj që ka qenë dita… jo jo gabim e keni… sot do të diskutohet në bazë të rendit të ditës që është i përcaktuar në bazë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sigurisht do të diskutojmë dhe unë besoj që LDK shumë shpejt do ta ketë vendimin”, tha Veliu.


Veliu bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së do të diskutohet edhe për koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërsa tha se vendimi varet nga kryesia.

E sa i përket Vjosa Osmanit e cila është përfolur si kandidate e mundshme për kryeministre nga radhës e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Veliu tha se me Osmanin i bashkon LDK-ja.

Ndërsa sa i përket mungesës së tij dhe Lutfi Hazirit në mbledhjen e së shtunës, ka mohuar se ka pasur diçka të koordinuar.

“Mu dhe Osmanin na bashkon LDK-ja, kështu qe jemi një grup i përbashkët. Me asnjërin nuk jemi koordinuar… jo jo kurrfarë koordinimi… do ta diskutojmë”, tha Veliu.

Ai tha se personalisht është që LDK  të shkojë e vetme në zgjedhje dhe të matet me forcat tjera politike, derisa pas zgjedhjeve tha të shihen rezultatet dhe të vendoset.

Veliu nuk i bëri të ditur emrat e kandidatëve për mandatar të LDK-së për kryeministër.

“Nuk e di unë kush janë kandidatët sot do ta diskutojmë, sigurisht ata që shprehin interesim për secilin do të diskutohet, do ti shohim përparësitë e secilit ku janë dhe LDK do të merr vendimin më të mirë”, është shprehur ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori