Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka theksuar se ka shenja se demarkacioni do të kalojë gjatë javës së ardhshme. Sipas tij, shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, është duke e shqyrtuar kërkesën e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë qenë kundër këtij versioni të demarkimit të kufirit, e të cilat kanë thënë se do ta votojnë shenjëzimin e vijës kufitare me fqinjin perëndimor, nëse drafti për demarkacion që shkon në Kuvend të përmbajë edhe një pikë të nenit që obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.
Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë zonat kufitare që këta deputetë duan të rishqyrtohen, pasi pretendohet se në këtë pjesë Kosova ka humbur disa hektarë tokë, që kanë kaluar në pronësi të Malit të Zi.
Veliu ka thënë se Qeveria nuk duhet të prishet në rast se nuk kalon demarkacioni, sepse “kjo nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes në mes dy partnerëve që e kanë ndërtuar Qeverinë”.
“Qeveria është duke punuar dhe po i kryen punët dhe premtimet që i ka dhënë. Por, ajo që nuk po e kryen punën si duhet është Kuvendi i Kosovës. Në anën tjetër, e kemi një kusht të padrejtë që i është vënë Kosovës për ta marrë liberalizimin e vizave, sic është demarkacioni, e që ne duhet ta kryejmë sa më shpejt”, ka shtuar ai.
Ndryshe, marrëveshja më e përfolur dhe më e kundërshtuar deri më tani në Kosovë, pritet t’i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet.
Procedimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend e ka konfirmuar për REL zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu. Ai ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet, si në aspektin procedural ashtu edhe atë profesional, që çështja e Demarkacionit të procedohet në Kuvend.
Këshilltari politik i kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj, ka deklaruar në media se Qeveria është duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të arrihen votat e nevojshme që sigurojnë kalimin e marrëveshjes.
Qeveria ka vendosur që pas tetë muajsh vonesë ta riprocedojë çështjen e shënjimit të kufirit me shtetin malazez në Kuvend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale