Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se sot mbo 400 vespa ikonike kanë ndaluar në sheshin “Skënderbej”.
Veliaj bën të ditur se ata ishin nga Italia, Shqipëria dhe Kosova.
“Mbi 400 Vespa ikonike nga Italia??, Shqipëria??, Kosova?? e rajoni ndaluan në sheshin Skënderbej”, ka shkruar Veliaj në Facebook, derisa ka postuar edhe disa fotografi.
Ndryshe, shumë qytetarë të pasionuar për motoçikletën kanë shëtitur në Shqipëri, duke parë nga afër bukuritë natyrore. /Telegrafi/