Vedat Muriqi kompleton het-trikun në ndeshjen ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar edhe golin e tretë në duelin ndaj Islandës që po luhet në Murcia të Spanjës.
Pasi u rikthyen nga disavantazhi në pjesën e parë duke realizuar dy gola pikërisht me Muriqin, ‘Dardanët’ e gjetën edhe golin e qetësisë.
Muriqi realizoi golin e tij të tretë personal dhe të tretin për Kosovën në këtë takim në minutën e 79-të për rezultatin 3-1.
Kujtojmë se Islanda po luan me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Aaron Gunnarson./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































