Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Bujupi nga Arllati, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Bujupi.
Në telegram thuhet se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen e tij.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Bujupi. Ai ishte një shembull i guximit, përkushtimit dhe sakrificës në shërbim të lirisë së Kosovës, duke lënë pas një trashëgimi të ndritshme dhe të paharrueshme. Shabani do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe për vlerat atdhetare që ai mishëroi gjatë gjithë jetës së tij”.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Drenasit, ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këto momente të vështira, ndjejmë dhimbjen tuaj dhe jemi pranë jush me mendje dhe zemër”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shabanin dhe veprën e tij fisnike në historinë tonë kombëtare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./Telegrafi/