Vdes vëllai i Omranit
Vëllai i djalit sirian, fotografia e të cilit ishte shndërruar në simbolin e vuajtjes së civilëve në luftimet në Aleppo, është raportuar i vdekur nga plagët e marra, shkruan Indepedent.
Ali Daqneesh, 10-vjeçar, u plagos së bashku me vëllain e tij të vogël Omran dhe pjesën tjetër të familjes, gjatë një sulmi ajror në ndërtesën ku jetonin ata, natën e së mërkurës.
Ai u dërgua në spital me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, thanë aktivistët në Aleppo, duke shtuar se të pranishmit janë mbledhur në një shtëpi të përkohshme të familjes.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























