Site icon Telegrafi

Vdes reperi kosovar B-52, anëtar i grupit TBA

Është ndarë nga jeta reperi Gëzim Hajdini, i njohur për publikun si B-52, i cili ishte pjesë e labelit të famshëm TBA.

Ai vdiq sot si pasojë e një sulmi në zemër, gjersa njoftimi ka ardhur nga anëtarët e tjerë të labelit, të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

“R.I.P B52. Shpirti në paqe nga TBA Staf. Këngët e tua kanë me mbet kujtim!”, shkruhet në njoftimin e faqes së labelit TBA, The Bloody Alboz në Facebook.

 

Gëzim Hajdini apo siç njihej me epitetin B-52 ka qenë pjesë e dy grupeve: TBA (The Blody Alboz) dhe Alboholics. Lindi në Prishtinë dhe me pas emigroi në New York, përkatësisht në Bronx.

Disa nga këngët e njohura të tij ishin “Destinacion” , “Nertok”, “Ajo po m’kqyr mu” etj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version