Vdes një person në vendin e punës në Lipjan

Një person (shtetas i Shqipërisë) është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:45, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































