Vdes një person në Gjakovë, humbi kontrollin gjatë vozitjes me traktor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast në Gjakovë, ku një person duke drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur të enjten në Gjakovë, në ora 14:00.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































