Një grua ka vdekur në qytetin e Pejës.

Sipas raportimeve nga ekipi mjekësor, viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku megjithatë pas disa përpjekjeve për trajtim, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.


Pas ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të zbardhur rrethanat e rastit. /Telegrafi/