Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njofton se këtë të premte orës 11:30, në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë një i burgosur.
Sipas njoftimit, viktima me inicialet E.D 48-vjeçar, ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.
“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, SHKK bëri të situr se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por janë refuzuar.
“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/