LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 69 vjeçar në liqenin artificial të Mitrovicës

Vdes një 69 vjeçar në liqenin artificial të Mitrovicës

Një person me inicialet S.J rreth moshës 69 vjeç, ka humbur jetën sot rreth orës 14:00 në liqenin artificial të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është nxjerr nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.


“ Një 69 vjeçar ka humbur jetën sot në liqenin artificial”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti. / Telegrafi/