Një grua 67-vjeçare ka vdekur në fshati Kuk të Dragashit.
Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se dyshohet se ka pasur dhunë në familje.
“Sot më datën 26 12 2022 në fshatin Kuk të Dragashit është raportuar për një grua 67-vjeçare të vdekur në shtëpinë e saj. Për shkak se e njëjta edhe më herët ka raportuar dhe është viktimë e dhunës, policia në konsultim me prokurorin kanë hapur rastin si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bytyqi.
Sipas Policisë nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes janë vërejtur disa shenja dhune në trupin e viktimës.
Bytyqi theksoi se rasti do të hetohet dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzamenim mjeko-ligjor./Telegrafi/