Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka vdekur Lirigzon Karaqica, 25-vjeçar, nga fshati Gllanasellë, por që jetonte.

Në një postim në Facebook thuhet ngushëllime shpreh kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.


“Largimi i parakohshëm i Lirigzonit është dhimbje e rëndë për familjen dhe komunën tonë. Ngushëllime të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar vdekjen e papritur të Lirigzonit. Ngushëllime të sinqerta për familjen Karaqica”, ka thënë Lladrovci.

I ndjeri ishte magjistër i shkencave politike dhe kandidat për doktoraturë.

Karaqica ishte edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Jokkmokkut të Suedisë.

Lirigzoni ishte studenti i parë shqiptar qe në moshën 20 vjeçare kishte arritur të behët asambleist në Kuvendin Komunal të Jokkmokk të Suedisë.