Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë infermierja Bedrije Gashi.
ShSKUK ka njoftuar se e ndjera për tre dekada ka shërbyer në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e infermieres Bedrije Gashi, e cila për tre dekada me zell dhe përkushtim, shërbeu në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën”, thuhet në njoftim.
ShSKUK dhe QKUK, i kanë shprehur ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Klinikës së Neonatologjisë. /Telegrafi/