LAJMI I FUNDIT:

Vdes gazetari i njohur sportiv Saimir Demi

Vdes gazetari i njohur sportiv Saimir Demi

Ka ndërruar jetë sot në moshën 57 vjeçare, gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Demi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk arriti që të fitonte këtë betejë.

Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk vuajti’.

Përmes një postimi në Facebook, ai njofton se nesër në orën 12:00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH për vëllain e tij, e më pas do të përcillet në banesën e fundit në Sharrë.


“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.”, shprehet ai.

Saimir Demi ishte gazetar i njohur i Radio Televizioni Shqiptar.

“RTSH Sport humbi sot një nga njerëzit e saj më të rëndësishëm, që ka dhënë një kontribut të çmuar në gazetarinë sportive në vend. Redaksia e RTSH Sport i shpreh ngushëllimet familjes Demi për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur”, thuhet në një njoftim të RTSH. /Telegrafi/