LAJMI I FUNDIT:

Vdes 29-vjeçarja pasi u aksidentua në rrugën Skenderaj-Klinë

Vdes 29-vjeçarja pasi u aksidentua në rrugën Skenderaj-Klinë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Skenderaj-Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë një 29-vjeçare.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa, rreth orës 13:40 është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës viktima femër/kosovare e moshës rreth 29 vjeçare”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Lajme
Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Kalo në kategori