LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 9 vjeçares, Klinika e Pediatrisë del me një sqarim

Vdekja e 9 vjeçares, Klinika e Pediatrisë del me një sqarim

Klinika e Pediatrisë në QKUK ka bërë një sqarim lidhur me vdekjen e 9 vjeçares, që ka ndodhur ditën e mërkurë.

Në sqarim thuhet se 9 vjeçarja kishte rezultuar pozitiv me coronavirus, dhe se po ashtu kishte sëmundje të rëndë akute, transmeton Telegrafi.

“Klinika e Pediatrisë sqaron se fëmiu fillimisht ishte pranuar në Repartin Covid-19, për shkak se ka rezultuar pozitiv për COVID. Pas ekzaminimeve shtesë vërtetohet se fëmiu ka sëmundje të rëndë akute dhe për këtë njoftohen prindërit. Më pëlqimin, aprovimin dhe nënshkrimin e prindërve, fëmiu fillon terapinë dhe trajtimin e nevojshëm. Klinika e Pediatrisë sqaron se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e fëmiut. Për çdo veprim, analizë, procedurë diagnostike dhe fillimin e terapisë për sëmundjen e rëndë akute janë njoftuar prindërit, është marrë pëlqimi dhe nënshkrimi i tyre”, thuhet në sqarim.


Klinika e Pediatrisë bën të ditur se tashmë janë në pritje të rezultatit nga Mjekësisë Ligjore.

“Klinika e Pediatrisë, do të ofrojë gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për hulumtimin e rastit nga organet kompetente”.

Ndryshe, Policia e Kosovës në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të një vajzë 9-vjeçare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vdes në rrethana të dyshimta një 9-vjeçare në QKUK, policia nis hetimet
Lexo po ashtu Vdes në rrethana të dyshimta një 9-vjeçare në QKUK, policia nis hetimet

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit informatën e kanë pranuar rreth orës 19:00.

“Prishtinë, 16 shkurt 2022 – Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori