Është duke vazhduar votimi me postë për qytetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës. Për të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, afati është hapur që nga data 17 shtator dhe përfundon më 5 tetor.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur për Telegrafin se deri tani nga diaspora kanë pranuar 300 pako me fletëvotime.
“Mund t’iu konfirmoj se deri dje (e enjte, 26 shtator) kemi pranuar 300 pako me fletëvotime të supozuara përmes operacionit të votimit me postë. – Fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor 2019”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Telegrafin.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:
– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;
– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe
– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.
Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 6 tetor, ndërkohë subjektet politike tash e tri ditë janë në fushatë zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 4 tetor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës