Komuna e Drenasit ka njoftuar se po vazhdon shtrimi i rrugëve me asfalt në Vasilevë, Poklek e fshatrat tjera.

Gjithashtu, komuna ka njoftuar se në plan janë edhe shumë projekte tjera infrastrukturore.


"Punimet janë monitoruar nga afër nga nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva, anëtari i kuvendit komunal, Hamit Haxhiu, dhe administratori i fshatrave Vasilevë, Poklek i Ri dhe Poklek i Vjetër, Zekë Kluna", thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të saj./Telegrafi/

461940970 1039372457994013 1889777420666573280 n

462192999 1039372371327355 702109609407570981 n

462309297 1039372407994018 8460490669059874722 n