Vazhdon “Shqip Film Fest”

Pas mëngjesit në hotelin prestigjioz Dukagjini ka vazhduar në orët e paradites shfaqja e filmave subversive sipas plan programit. Nga ora 12:00 deri në orën 14:00 janë shfaqur këta filma:
1. http:/, Bartsz Kruhlik, Poloni
2. Sweet, Ivan Ruiz Flores, Spanjë
3. Zenith House, Thomas L. Stogdon, UK
4. Pavement, Mahesh Hewawasan, Sri Lanka
5. Moths, Wojtek Kus, Poloni
6. White House, Jared Katsiane, Shtet e Bashkuara
Gjatë shfaqjes së filmave u vërejt se interesimi i dashamirëve të artit filmik në Pejë ishte më i madh dhe shpresojmë se deri në përmbyllje të festivalit numri i spektatorëve do të rritet edhe më shumë.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme një delegacion i stafit të festivalit dhe mysafirët e këtij manifestimi kanë vizituar Manastirin e Deçanit, me ç’ rast patën një takim me zyrtarët e këtij monumenti të kultit fetar ortodoks.
Pastaj pjesëmarrësit e festivalit kanë drekuar në restaurantin Gryka e Deçanit, për t’u kthyer në orët e pasdites në Pejë. Në mbrëmjen e 27 Qershorit do të shfaqen edhe këto projekte filmike:
1. Tonight is not good night for dying, Ali Asgari, Iran
2. Ashensori, Burbuqe Berisha, Kosovë
3. Sonata of Silence, Robin Lipo, Poloni
4. Oppression, Dream and Redemption of meek woman, Gabriele Lenzi, Itali
5. Shkallët, Ilir Harxhi, Shqipëri
6. Stanka Goes Home, Maya Vitkova, Bullgari
7. I Don’t feel like dancing, Joachim Dollhopf & Evi Goldbrunner, Germany
8. Grettings from Prishtina, Petrit Domi, Kosovë
Nesër është dita e 3-të e festivalit “Shqip Film Fest” ku pritet të shfaqen edhe 6 filma subversive në orët e paradites dhe 7 filma konkurrues në orët e pasdites.
Festivali po ecën me sukses dhe ka zgjuar interesim bukur të mirë të adhuruesit e artit filmik por edhe te qytetarët e Pejës.
Organizatorët e festivalit edhe një herë falënderojnë përzemërsisht nikoqirin e këtij manifestimi kulturor, Kryetarin e Komunës së Pejës Dr. Ali Berisha dhe të gjithë ata që ndihmuan që festivali të jetë i suksesshëm. Gjithashtu një falënderim shumë i madh për mediat që raportojnë nga Peja, si dhe sponsorët medial: RTK, RTD, 21, Klan Kosova dhe gazetat Express dhe Infopress. /Telegrafi/




















































