Vazhdon shembja e objekteve pa leje në Shqipëri, Rama: S'do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se po vazhdon shembja e objekteve të paligjshme edhe te Kepi i Rodonit.
Rama përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo nuk është një aksion, po një proces që s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni.
“...do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë. Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































