LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon hetimi për Lotarinë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Vazhdon hetimi për Lotarinë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Vazhdon hetimi për veprimtarinë e lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, si një nga institucionet e dyshuara për keqpërdorime të shumta financiare. Që nga dorëzimi i postit nga ana e Përparim Bajramit tek Aleksandar Klimoski, thuajse çdo ditë, hetuesit krehin vendimet dhe kontratat e realizuara nga drejtori i mëparshëm.

Sipas “Radios Evropa e Lirë”, për 13 muaj, Lotaria Shtetërore i ka paguar më shumë se 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit të dasmave “Festina” në Vizbeg, në të cilin ruhen terminalet e lojërave të fatit të blera në vlerën e 19 milionë eurove.

Prej korrikut të një viti më parë, Lotaria Shtetërore i paguan nga 25 mijë euro kompanisë “hej” për qira. Kjo kompani është e njohur në opinion, pasi në krye të saj kanë qenë njerëz të afërt apo të lidhur me familjen e kreut të BDI-së, ish zv. kryeministrit Grubi dhe ish deputetit Jahoski.


Siç bëhet e ditur, hetues të MPB-së dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin po krehin dokumentacionin që ka të bëjë me shpalljet e realizuara, tenderët, kontratat e lidhura dhe çdo dokumentacion tjetër shoqërues për prokurimet publike.

Nën hetim është edhe themelimi i tri kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vezuv” dhe “Mozzart”. Në këto shoqëri, shoqëria aksionare shtetërore ka 51% të pronësisë, ndërsa shoqëritë private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, bashkëpronarë, kanë 49%. Për këto tri subjekte të reja, shumica parlamentare OBRM-PDUKM – VLEN paraqiti në fillim të korrikut edhe një kërkesë për interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, duke konsideruar se themelimi i tyre është i paligjshëm dhe se ato duhet të mbyllen.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori