Një luftë fjalësh ka shpërthyer mes Elon Musk dhe kryeministrit britanik Keir Starmer, pasi njeriu më i pasur në botë pretendoi se Britania e Madhe po shkon drejt luftës civile.
Musk, pronari i X, filloi një mosmarrëveshje me Doëning Street mbi trazirat që kanë kapluar Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve që dezinformatat në internet po nxisin trazirat.
Në një koment në faqen e tij të mediave sociale poshtë një videoje të rebelëve që shpërthejnë fishekzjarrë ndaj policisë, Musk tha se “lufta civile është e pashmangshme”, transmeton Telegrafi.
Kjo u hodh poshtë shpejt nga zëdhënësi i kryeministrit, i cili tha se nuk ka “nuk ka justifikim për komente të tilla” dhe “kushdo që po përkrah dhunën në internet do të përballet me forcën e plotë të ligjit”.
Musk më pas iu përgjigj një postimi në rrjetet sociale nga Keir, i cili kritikonte dhunën ndaj myslimanëve. Xhamitë dhe hotelet ku strehohen azilkërkuesit kanë qenë ndër objektivat e demonstratave të ekstremit të djathtë.
Starmer tha se trazirat “nuk janë protestë, janë dhunë e pastër”, duke shtuar: “ne nuk do të tolerojmë sulmet ndaj xhamive ose ndaj komuniteteve myslimane”.
Musk u përgjigj: “A nuk duhet të shqetësoheni për sulmet ndaj *të gjitha* komuniteteve”.
Mosmarrëveshja rrezikon të kërcënojë përpjekjet e qeverisë për t’i bërë kompanitë e mediave sociale të marrin më shumë përgjegjësi për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme në internet, që besohet se po nxisin një pjesë të dhunës. /Telegrafi/
Shouldn’t you be concerned about attacks on *all* communities?
— Elon Musk (@elonmusk) August 5, 2024