LAJMI I FUNDIT:

Vazhdohet masa për regjistrimin e pronës pa pagesë nga dy bashkëshortët

Vazhdohet masa për regjistrimin e pronës pa pagesë nga dy bashkëshortët

Qeveria e Kosovës ka miratuar zgjatjen e masës afirmative për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve pa pagesë.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, Kurti ka thënë se ky vendim është marrë në mënyrë që gratë të gëzojnë të drejtën e pronës së paluajtshme.

“Që gratë të gëzojnë të drejtën e pronës të paluajtshme, si e drejtë themelore e njeriut po vazhdojmë masën afirmative të regjistrimit pa pagesë të pronës edhe në emrin e gruas si bashkëpronare”, ka deklaruar ai.


Sipas Kurtit, gjatë vitit 2022 nga kjo masë afirmative kanë përfituar 4 mijë e 375 çifte në nivel vendi, duke regjistruar pa pagesë pronën në emër të të dy bashkëshortëve.

“Kjo masë afirmative ka ndihmuar në rritjen e qasjes së grave në pronë dhe për herë të parë kemi rritur normën e pronësisë nga gratë në nivel vendi në përqindje prej 19.22”, është shprehur tutje kreu i ekzekutivit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori