LAJMI I FUNDIT:

Vatikani kundërshton papën për ateistët

Vatikani kundërshton papën për ateistët

Pas deklaratave të papa Françeskut, se ateistët mund dhe duhet të bëjnë mirë dhe se kjo pastaj do t’i shpëtojë dhe se edhe vetë Jezusi i pranonte të pafetë për nxënës, nga Vatikani ka ardhur përmirësimi i fjalëve të tij. Sipas Vatikanit, Kisha edhe më tej beson se ateistët shkojnë në ferr.

Me deklaratën e tij, sipas së cilës, po të bëjnë vepra të mira ateistët mund të llogarisnin se do të shpëtojnë, papa Françesku i ka befasuar, por edhe gëzuar ateistët.

Por, zëdhënësi i Vatikanit tani thotë se fjalët e papës “janë kuptuar gabimisht”.

Në deklaratën e tij, në të cilën sugjerohet se, deklarata e papës ishte kuptuar gabimisht, zëdhënësi Thomas Rosica thekson se, Kisha beson që shpëtimi për të gjithë vjen vetëm nga Krishti, i cili sundon nëpërmjet Kishës, e cila është turpi i tij, gjë që nënkupton se, ata që refuzojnë të hyjnë në Kishë, ose që të qëndrojnë në të “nuk do të mund të shpëtojnë”.


Zëdhënësi i Vatikanit, Rosica,po ashtu sqaroi se, doktrina e Kishës Katolike konsideron se, në shpëtim nuk kanë qasje pjesëtarët e religjioneve të tjera, e as ata të kishave të tjera të krishtera, megjithëse njerëzit që kurrë nuk kanë pasur kontakt me krishterimin, mund edhe të kenë gjasa për shpëtim.

“Katolikët nuk e pranojnë qëndrimin e relativizmit fetar, i cili konsideron që të gjitha religjionet janë të njëjta, dhe njësoj të arsyeshme”, shkruan ai në kumtesën e publikuar pas deklaratës së papës, sipas të cilit nga feri mund të shortojnë edhe ateistët, e cila shkaktoi habi dhe u përshëndet nge shumë grupe ateiste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori