LAJMI I FUNDIT:

Varkat me pedale, përplasje mes Merkos dhe këshilltarëve

Varkat me pedale, përplasje mes Merkos dhe këshilltarëve

Objektet lundruese, të njohura si “varka me pedale” këtë verë do të mund të shihen nëpër liqenin e Strugës. Shumica e këshilltarëve në Këshillin e komunës sot nuk e mbështeti propozimin e autoriteteve komunale për ndalesën e parkimit dhe dhënies me qira të këtyre objekteve lundruese në bregun e Strugës. Kryetari Merko i cili nuk deshi të prononcohet për Alsat, para fillimit të votimit porositi se, edhe pa vendim të Këshillit, komuna do të gjejë mënyrë për t’i ndaluar varkat me pedale.

“Ne si administratë sërish do t’i ndalojmë, këtë ua garantoj. Sepse, të gjithë do t’u mungojë çdo gjë që thotë ligji, një pronari të barkës. Nëse nesër u mallkon ndonjë nënë, do t’u mallkojë juve. Të gjithëve do t’u mallkojë. Nuk do ta mallkojë vetëm kryetarin. Do t’i lutem Zotit të mos ndodhë kjo, por çfarëdo që të ndodhë, është përgjegjësi e juaj -deklaroi Ramiz Merko, kryetar i Strugës.

Këshilltarët e opozitës që ishin kundër, vlerësojnë se ndalesa do të prek burimin e ekzistimit të shumë banorëve të Strugës.


“Me ndalesë, ua shkurtoni kafshatën e gojës njerëzve që kanë investuar në këto varka, pa u dhënë kritere apo kushte se si t’i shfrytëzojnë këto. Nëse të njëjti nuk i plotësojnë, atëherë mund t’i largojnë. Në këtë rast, t’i heqim varkat me pedale për një çast ndërsa ajo janë atraksion për qytetit, kjo nuk është njerëzore – u shpreh Dejan Paunoski, këshilltar OBRM-PDUKM.

Rreth tridhjetë qiradhënës të varkave verën e kaluar protestuan kundër vendimit të atëhershëm të komunës që mos t’u lejojë të punojnë. Por edhe krahas ndalesës, shpesh vëreheshin varka me pedale në bregun e Strugës./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori