Fëmijët me guxim hidhen nëpër grumbuj mbeturinash duke u djegur për të gjetur artikuj për të shitur në Bangladesh.

Të rinjtë shumë të varfër, disa si 12-vjeçar, mund të shihen duke kërkuar gjëra të vlefshme në një zonë mbeturinash që përfshin 40 hektarë, gjëra që ata kërkojnë t'i shesin më vonë që të sigurojnë ushqime.


Ata grumbullojnë sende që nuk janë djegur akoma me shpresën se më vonë mund të shiten në një treg.

Ata mbledhin plastikë, sende metalike, çanta, lodra, letër dhe pajisje mjekësore të hedhura në mbeturina.

Fëmijët arrijnë të fitojnë vetëm 3 deri 6 euro çdo ditë, pavarësisht orëve të shumta që qëndrojnë aty te mbeturinat e ngurta.

Fotografi Azim Khan Ronnie kapi fotografitë pasi gjeti fëmijët duke punuar në pjesën e sipërme të mbeturinave.
32-vjeçari, nga Dhaka, Bangladesh, tha se ishte i befasuar se sa 'energjikë dhe të lumtur' u shfaqën shumë nga fëmijët ndërsa arritën të gjejnë argëtim në punën e tyre të vështirë.

Ai shtoi se ata kërkojnë materiale si plastike dhe metal, dhe lodra, të cilat kanë vlerë në tregje.

'Është shumë e rrezikshme për fëmijët sepse çdo lloj mbeturinash hidhet këtu. Mbetjet mjekësore janë më të rrezikshmet për fëmijët.Ata i mbledhin këto gjëra dhe i shesin për para. Fëmijët gjithashtu po luanin në malin e mbeturinave. Jam ndjerë tmerrshëm duke bërë këto fotografi. Ishte shumë keq, vend i ndyrë dhe me erë të keqe dhe është një jetë e mjerueshme për këta fëmijë", fotografi Azim Khan Ronni. /Telegrafi/

21647708 7741389 Photographer Azim Khan Ronnie captured the photographs after spo a 62 1575119188212

21647710 7741389 The poverty stricken youngsters some as young as 12 can be seen  a 64 1575119188216

21647712 7741389 They make just 3 to 6 each day despite hours of rummaging throug a 63 1575119188215

21647714 7741389 Children bravely sift through burning piles of rubbish to find i a 61 1575119188114 1